TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Korrik 2024, 14:20

'Qelia e luksit'/ Fshihen videot e Nuredin Dumanit me palestër në burg, gazetari shpërthen ndaj SPAK: E mbron Altin Dumani!

Shkruar nga Pamfleti
'Qelia e luksit'/ Fshihen videot e Nuredin Dumanit me palestër
Nuredin Dumani

Gazetari  i kronikës, Flamur Vezaj ka bërë një reagim të fortë për skandalin e ditëve të fundit, ku vrasësi me pagesë Nuredin Dumani që dyshohet se u ka vendosur tritol dy motrave që jetonin në një apartament me qira në Elbasan, jeton mes lluksit edhe në qeli.

Flamur Vezaj nxjerr një video tjetër të të penduarit të drejtësisë në qelinë që e kishte kthyer si dhomë hoteli me 5 yje, me televizor, telefon, internet, kompjuter personal ku fliste në "Skype" dhe krijonte madje lidhje me vajza.

Ai u kujton prokurorëve se Nuredin Dumani është njeriu që ka pranuar në SPAK se ka vrarë 12 persona dhe 4 eleminime të tjera kanë mbetur në tentativë.

Ishin dy motrat Nikolla që publikuan pamje të komunikimit me vrasësin me pagesë Nuredin Dumanin, që përdorte internetin dhe kompjuterin në dhomën ku mbahet i izoluar. Sipas dy motrave, vrasësi me pagesë kishte dhunuar të dashurin e njërës prej tyre, Amarildo Xhanej dhe e kishte kërcënuar me vrasje duke i vënë gjobë 400 mijë euro.Po sipas dëshmisë së tyre, Dumani jeton në kushte të privilegjuara, ndërsa si policia, ashtu edhe SPAK refuzon të marrë dënoncim për të.

Reagimi i gazetarit Flamur Vezaj:

Dumani, i penduari i SPAK-ut me 12 vrasje në kurriz, vazhdon aktivitetin nga qelia e luksit!

Ky që shikoni është Nuredin Dumani, vrasësi me pagesë i 12 personave! Po, po, ka vrarë 12 persona dhe ka tentuar të vrasë 4 të tjerë! Këto krime janë ato që ai ka “rrëfyer” vetë, pasi prokurorët ende nuk kanë zbuluar të tjerat pas zbardhjes së SkyEcc etj.! Ta shikojnë familjet të cilëve u ka vrarë djemtë se në çfarë kushte mbahet ky vrasës me pagesë nga SPAK-u, më saktë nga prokurorët Altin Dumani dhe Behar Dibra!

Pra, për shkak të bashkëpunimit me drejtësinë, ky vrasës me pagesë (që nuk është treguar i sinqertë në disa raste) në qelinë e tij të paraburgimit 313 ka kompjuter (biseda Skyp) telefon, kondicioner, gira, shtanga, televizor me programet Digitalb etj.! Me gjithë këto kushte luksoze, ai ka rrahur të burgosur tjerë dhe ka mundësi edhe të komunikojë me femra, t'i zërë “dashnore”, të kërcënojë apo të detyrojë të bëjnë punë për të, të vendosë gjoba, por edhe të flasë lirshëm me persona jashtë burgut! Për të gjitha këto, ndaj tij ka një kallëzim në SPAK ku është denoncuar, e çfarë po bëhet me këtë kallëzim?!?

Pra, njeriu që ka bërë 12 vrasje kundrejt parave, ka ekzekutuar 12 të rinj, jeton në kushte luksi vetëm se ka pranuar t'i tregojë prokurorëve Dumani dhe Dibra krimet e tij! Përveç kushteve të luksit, ai do të përfitoi edhe një dënim të ulët në fund të gjykimit dhe do të dërgohet në një vend të sigurt për të vazhduar jetën i qetë!

Këtë video e ka publikuar “Top-Channel” por e kanë fshirë nga sistemi me ndërhyrjen e SPAK-ut dhe prokurorëve Dumani dhe Dibra besoj!

P.S. Unë kam një kërkesë: duke qenë se është shumë vapë, dërgojeni në një resort në jug ku ka edhe pishinë që të ndihet më i relaksuar që të kujtojë krimet që ka bërë e më pas t'i rendisë në letër!

nuredin dumani altin dumani spak

Lini një Përgjigje