Zbardhen detaje të reja nga atentati i trefishtë në Memaliaj. Burime bëjnë me dije se ka mbetur i plagosur rëndë edhe vëllai i Shyqyri Kalemit.
Të dy kanë qenë bashkë në tavolinë kur janë qëlluar me breshëri kallashi. Babai i Andrea Kalemit, Shyqyri Kalemi, ndërroi jetë. Ndërkohë, vëllai i tij Artur Kalemi është në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.
Ndërkohë, i vrarë mbeti edhe kamarieri Gledio Muka, 34 vjeç, i cili ka qenë afër tavolinës së shënjestrës. Ndërsa klienti Marsel Çela ka qenë brenda në lokal dhe kanë kapur plumbat e automatikut. Për pasojë edhe ai humbi jetën.
Lini një Përgjigje