TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Korrik 2024, 22:32

Raportimi i Altin Dumanit në Kuvend, ish prokurori Beci kundër: S’mund të japë llogari tek subjektet e tij!

Shkruar nga Pamfleti

Raportimi i Altin Dumanit në Kuvend, ish prokurori Beci kundër:

Ish-prokurori, Eugen Beci, duke folur për raportimin e Altin Dumanit në Kuvend, tha se ligji për kreun e SPAK duhet të jetë më i qartë, pasi nuk mund të shkojë drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme të japë llogari tek ata persona që mund të jenë potencialisht subjekt i tij.

Në një intervistë për emisionin “Reviwe” në “Euronews Albania”, Beci tha se ndryshe nga Prokurori i Përgjithshëm, kreu i SPAK nuk zgjidhet nga parlamenti, por nga KLP dhe ndoshta duhet të jetë KLP që të shkojë të raportojë në parlament.

Dua të jap një vlerësim për një konstatim që juristët e kanë patur këto ditë kur e kanë parë kreun e Prokurorisë së Posaçme të raportonte, përballë subjeteve të tij, apo subjekteve potencialisht të tij. Po të shohësh ligjin dhe të shohësh mënyrën se si raporton drejtuesi i SPAK është e turbullt dhe e paqartë se si mundet që drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme të shkojë të raportojë në Kuvend. Ligji e prashikon në mënyrë të turbullt dhe shumë të paqartë, thotë që njëherë raportojnë organet e drejtësisë, njëherë, Prokurori i Përgjithshëm dhe njëherë drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. Kur drejtuesi i SPAK shkon në komisionin e ligjeve, këtu ligji është i qartë që duhet të shkojë të raportojë por jo të japë llogari. Është detyrë e deputetëve të kuptojnë për të bërë pyetje të përgjithshme që shkon në verifikimin e punës kushtetuese të Prokurorisë së Posaçme.

Pse drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme duhet të shkojë të jap llogari te subjektet e tij, kur nuk zgjidhet nga subjektet e tij. Por zgjidhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Pse nuk shkon kreu i KLP t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve të deputetëve”, tha Beci.

Lini një Përgjigje