TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Korrik 2024, 19:42

Aksidenti i minibusit me turistë shqiptarë në Itali, reagon MEPJ: Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën!

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti i minibusit me turistë shqiptarë në Itali, reagon MEPJ:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas lajmit se një minibus me turistë shqiptarë u përfshi në një aksident në Katania të Siçilisë, ku u plagosën 16 persona.

Në një deklaratë për mediat, ministria bën me dije se shqiptarët ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe kanë marrë ndihmën e nevojshme nga autoritetet.

Gjithashtu njoftohet se përfaqësuesit e ambasadës dhe konsullatave po monitorojnë situatën e janë në kontakt të vazhdueshëm me palën italiane.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, menjëherë pas informacionit mbi aksidentin automobilistik në Katania, është vënë në komunikim me autoritetet italiane, përmes ambasadës së RSH në Romë dhe konsullatave të RSH në Milano e Bari.

Sipas informacioneve paraprake, të gjithë të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme nga autoritetet shëndetësore e janë jashtë rrezikut për jetën. Me porosi të Ministrit Igli Hasani, përfaqësuesit e ambasadës dhe konsullatave po monitorojnë situatën e janë në kontakt të vazhdueshëm me palën italiane”, thuhet në deklaratën e MEPJ.

 

Lini një Përgjigje