TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Korrik 2024, 17:41

“Ka një dosje vetëm për ata që prishën provat”, Artan Hoxha për 21 janarin: Prokurorit që hetoi Berishën, iu ofrua një vend i mirë pune!

Shkruar nga Pamfleti
“Ka një dosje vetëm për ata që prishën
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha, ka folur në lidhje me dosjen e 21 janarit dhe hetimin e tij nga SPAK. Ai ka zbuluar se ekziston një dosje, për të cilën mediat nuk kanë dijeni, por që do të përfshihet në fashikujt e Prokurorisë së Posaçme.

Hoxha zbulon se kjo dosje përmbante të dhëna që mund t’i nxirrnin probleme ish kryeministrit të kohës, Sali Berisha. Kjo dosje u mbyll sipas tij, pasi kryeprokurori Adriatik Llalla i propozoi një shpërblim në post më të rëndësishëm, prokurorit që po merrej me çështjen.

“Sot 21 janari, ata që hetojnë nuk kanë më hetim politik, kanë mbrojtje ligjore nuk i kërcënon më njëri
Ekziston një dosje hetimore që është marrë vetëm me prishjen e provave të 21 janarit. Këtu do të ketë zhvillime.
Prokurori që po hetonte mblodhi prova që mund t’i nxirrnin probleme Berishës, kryeprokurori Adriatik Lala i ofroi një vend pune më të mirë prokurorit që merrej me çështjen, e emëroi si kryeprokuror të Vlorës, i mori dosjen dhe ja mbyllën.

Pra iu ofrua sheqer, i thanë ke një post më të mirë e hiq dorë nga kjo dosje. Kjo është një dosje që ne nuk kemi dijeni por do ti bashkohet fashikullit të SPAK”, tha ai për “News24”.

Lini një Përgjigje