TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Korrik 2024, 15:21

U arrestua për atentatin në Don Bosko, ndërron jetë në burgun e Fushë-Krujës Andrea Bregasi

Shkruar nga Pamfleti

U arrestua për atentatin në Don Bosko, ndërron jetë në

Andrea Bregasi, i arrestuar 9 ditë më parë në lidhje me atentatin në Don Bosko, ka ndërruar jetë në burgun e Fushë krujës dhe është dërguar në spital pa shenja jete

Breagsi është i burgosuri i dytë brenda 24 orëve që humb jetën në burgun e Fushë Krujës.

32-vjeçari i akuzuar për veprën penale “Vrasje e mbetur ne tentative”, dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e atakut kardiak.

Mësohet gjithashtu se 32-vjeccari ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe trajtohej me Metadon.

Kujtojmë se Andrea Bregasi akuzohet se qëlloi me pistoletë mjetin që drejtohej nga 42-vjeçari Rudolf Zefi.

Bregasi atë kohë, thuhet se qëlloi gjashtë herë me armë drejt automjetit ku udhëtonte Rudolf Zefi, së bashku me dy persona të tjerë, mëngjesin e së enjtes (14 Dhjetor).

Lini një Përgjigje