Para se të hidhej, Olsi Ibro ka konsumuar fostoksinë shkruan Top Channel.
Olsi Ibro u hodh nga një pallat në ndërtim në rrugën “Ramazan Shijaku” në Tiranë.Ai ishte i përfshirë në skemën e mashtrimit miliona eurosh.
Olsi Ibro ishte një prej pronarëve të kompanive të mikrokredive i cili ishte akuzuar për mashtrimin e mijërave qytetarëve.
Sipas policisë, 45 vjeçari është hedhur nga një pallat në ndërtim në rrugën “Rramazan Shijaku” në kryeqytet.
“Më datë 20.07.2024, në rrugën “Ramazan Shijaku”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi O. I., 45 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftojnë blutë për ngjarjen.
Ditën e djeshme, Prokuroria e Tiranës i ka sekuestruar Ibros të gjitha pasuritë e tij, ndërkohë që bashkëshortja Elsa Ibro ndodhet në “arrest shtëpie” për kryerjen e veprave penale “shpërdorim detyre” dhe “vjedhje”.
Lini një Përgjigje