TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Korrik 2024, 22:31

A u dëmtuan të dhënat tona? Ekspertët ‘zbërthejnë’ pasojat që la defekti global

Shkruar nga Pamfleti

A u dëmtuan të dhënat tona? Ekspertët

Eksperti i Sigurisë, Besmir Semanaj dhe eksperti i teknoligjisë së informacionit, Gerond Taçi, kanë zbuluar disa nga problematikat që la defekti global teknologjik i ditës së sotme, por edhe arsyet pse disa subjekte nuk u prekën.

Taçi tregoi skemën e funksionimit të sistemeve kompjuterike, ku tregoi disa nga arsyet se përse një pjesë e përdoruesve nuk u prekën nga ky defekt.

Nga ana tjetër, Semanaj tha se do të duhet pak kohë që të rikuperohet infrastruktura globale pas këtij defekti.

Ai shtoi se të dhënat tona nuk u dëmtuan, përveç disa informacioneve që sipas tij ishin në Back Lock.

“Unë po bëj një ndarje të madhe. Dy ndarjet më të mëdha janë Linuks, Ëindoës. Kush është sistemi i operimit. Nëse unë nuk kam përzgjedhur sistemin Microsoft, por kam përzgjedhur sistemet Linuks për të administruar infrastrukturën time, atëherë unë jam i paprekur. Nëse unë do e ndaja akoma më shumë, nëse do të përdorja sistemet Mekendtaurs atëherë jam i paprekur. Pra varet se kush ka paguar teknologjikë e ndërthurur Microsoft, Ëindoës me Crall Staik. Të gjitha kompanitë kanë pasur këtë kontratë”, tha Taçi në emisionin “Review”.

“Pra do të duhet pak kohë që të rikuperohet e gjithë infrastruktura globale. Por nuk kemi të dhëna të dëmtuara. E vetmja gjë që mund të jetë dëmtuar janë kërkesat, transaksionet, fluturimet e shtyra që kanë ngelur në Back Lock”, tha Semanaj.

 

te dhena ekspery defekti global pasoja

Lini një Përgjigje