
Pa u rikthyer ende në burgun e Fierit ku do të duhet të kaloj në qeli 2.5 muajt e mbetur nga dënimi, Beleri i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Fierit duke kërkuar lirim me kusht.
Takimi i djeshëm i kryeministrit, Edi Rama me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis gjatë Samitit të Komunitetit Politik Europian, në Britaninë e Madhe tregoi se çështje e Fredi Belerit është mbyllur. Pasi të dy e përdorën për të përfituar politikisht kartën “Beleri” gjërat mes Ramës dhe Mitsoktakis duket se i janë kthyer normalitetit.
Ajo që bie në sy është se pas takimit Rama- Mitsoktakis, po flitet për një lirim të mundshëm të Fredi Belerit. Kjo gjë vihet re dhe tek lëvizjet e fundit që ka bërë ky i fundit, pas takimit të dy kryeministrave.
Pa u rikthyer ende në burgun e Fierit ku do të duhet të kaloj në qeli 2.5 muajt e mbetur nga dënimi, Beleri i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Fierit duke kërkuar lirim me kusht.
Seanca e parë për të shqyrtuar këtë kërkesë të Belerit është realizuar në 17 korrik, por është shtyrë për shkak të mungesës së juristit të burgut të Fierit. Ky i fundit nuk është paraqitur në gjyq edhe pse ka pasur dijeni për orën dhe datën e gjyqit.
Duke pasur parasysh se Belerit i’u miratua leja 5 ditore, për të shkuar në Strasburg e për tu betuar si eurodeputet në Parlamentin Evropian, nga radhët e partisë qeverisëse greke, “Demokracia e Re”, me shumë mundësi edhe kërkesa për lirim me kusht do t’i pranohet.
Kujtojmë se Beleri përfitoi lejen pasi dënimi për të ka marrë formë të prerë dhe ai ka kryer më shumë se 5/6 e masës së dënimit të caktuar. Kështu për Belerin nuk kishte asnjë pengesë ligjore për të marrë lejen që i lejoi të ishte i pranishëm në sesionin parlamentar që nisi në Strasburg më 15 korrik dhe përfundon ditën e nesërme./Pamfleti
Lini një Përgjigje