
Prokuroria e posaçme po kryen hetime për dyshime për abuzime me tenderët në kohën kur Lleshaj drejtonte Ministrinë e Brendshme.
Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është thirrur në prokurorinë e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Sipas informacioneve Lleshaj është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për një çështje nën hetim nga SPAK. Ai është mbajtur për më shumë se 1 orë në SPAK.
Prokuroria e posaçme po kryen hetime për dyshime për abuzime me tenderët në kohën kur Lleshaj drejtonte Ministrinë e Brendshme.
Vlen të theksohet se një nga tenderët problematikë të kohës kur Sandër Lleshaj ishte ministër i Brendshëm, ai i uniformave të policisë. Për këtë rast në mars të vitit 2020 ish deputetët Myslim Murrizi dhe Halit Valteri kanë deponuar një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) tenderin e Ministrisë së Brendshme për uniformat e policisë.
Në akuzën e bërë nga ish deputeti Murrizi asokohe, thuhej se në tenderin për uniformat e policisë janë reduktuar rreth 239 mijë artikuj, ndërkohë që vlera e tenderit nuk ka ndryshuar. Kështu që ekziston mundësia që ish-ministri të jetë thirrur për këtë kallëzim.
“Sipas deklaratës time në seancën e ditës së mërkurë, për tenderin e folur të uniformave të Policisë së shtetit, i hapur si ofertë që vitin e kaluar, me katër faza për këta vite, i reduktuar në artikuj, rreth 239 mijë artikuj më pak dhe ka ruajtur të njëjtën vlerë. I parë nga ana jonë dhe nga dashamirës të cilat na kanë informuar me informacione dhe dokumentet përkatëse, erdhëm t’i drejtohem SPAK-ut ta marrë në hetim si çështje dhe të shikojmë nëse është e vërtetë çka kam artikulua unë në parlament apo jo”, shprehej Murrizi asokohe,pas kallëziit në SPAK./Pamfleti
Lini një Përgjigje