Analisti Frrok Çupi thotë se nisja e hetimeve nga Prokuroria e Posaçme për ’21 Janarin’, është një kthesë shumë të madhe.
Çupi u shpreh se kjo e vë drejtësinë kundër pandëshkueshmërisë.
“Kjo është një ngjarje që mund të krahasohet me vetë krijimin e shtetit shqiptar. Është krijuar një shtet, ashtu siç ka ardhur, derisa u zhyt në krim me Berishën. Ishte një shtet kriminal siç ka thënë, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Është një shtet që kreu krime. Kjo që ndodh me 21 Janarin, themelohet shteti tjetër, shteti i së drejtës, shteti normal që do të pastrojë të gjithë mbetjet e llahtarshme.
Do dënohen ata që kryen krimin. Në krimin e Berishës, ai bashkë me ministrin e Brendshëm të asaj kohe, mbajnë barrën kryesore të atij krimi shumë monstruoz. Pse ka shpresë sot? Është gjykim që është mbyllur nga vetë kryeministri, është izoluar, deformuar, janë fshehur, fakte, prova. Në atë krim janë përzier gjykatat shqiptare, të gjitha gjykatat janë kriminale, kanë mbyllur çështjet. Janë involvuar mjekët, gazetarët, mediat. Kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në fshehjen e provave. E hëna është një ditë kthese shumë të madhe ,e vë drejtësinë kundër pandëshkueshmërisë së deritanishme”, tha ai për “Abc News”.
Lini një Përgjigje