TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Korrik 2024, 10:56

Seanca në GJKKO, Berisha mbrohet me avokaten e Fredi Belerit

Shkruar nga Pamfleti

Seanca në GJKKO, Berisha mbrohet me avokaten e Fredi Belerit

Në GJKKO ka nisur seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha. Bëhet me dije se në gjyq mungon avokati i tij Genc Gjokutaj për shkaqe shëndetësore dhe për këtë arsye Berisha do të përfaqësohet nga Klodiana Gjyzari e cila më herët përfaqësoi në Apel Fredi Belerin.

Avokatja është pajisur me prokurë të posaçme për të përfaqësuar ligjërisht para togat e zeza Sali Berishën.

Avokatët nuk i kanë marrë ende fashikujt. Në seancën e kësaj të premte do të vendoset nëse aktet do të merren në dorëzim nga mbrojtja e zotit Berisha, me ose pa pagesë, çështje kjo që u diskutua edhe në seancën e fundit.

Lini një Përgjigje