
Juristi Kreshnik Spahiu thotë se qeveria tashme po kërkon që të hakmerret ndaj Kontrollit të Lartë të Shtetit.
I ftuar në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, Kreshnik Spahiu tha se qeveria kërkon që të ngrejë një komision për të kontrolluar KLSH-në dhe Arben Shehun, pasi ky i fundit ka denoncuar ish-ministrat e Shëndetësisë.
“Altin Dumani u ankua se nuk ka bashkëpunim me institucionet. Institucionet që kanë më shumë bashkëpunim me SPAK është Arben Shehu dhe KLSH, vetëm se Arben Shehu denoncoi para 1 muaj ish-ministrat e shëndetësie dhe repartin Onkologjik po ngrihet komision kontrolli për të kontrolluar KLSH, mazhoranca po hakmerret mbi KLSH për ti çuar mesazh Arben Shehu se po vazhdove kështu jemi të gatshëm që të të gjemë gabime ty.
Qeveria presion Arben Shehut të KLSH sepse denoncoi Ilir Beqen. Erdhi hakmarrja. KLSH sot është institucioni më i pavarur që nuk kontrollohet politikisht. Ka marrë kurajën t’i dali qeverisë dhe të deklarojë. Po hakmerren politikisht. Është presion për Dumanin, nëse i godet bashkëpunëtorët më të ngushtë”, tha Spahiu.
Lini një Përgjigje