TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Korrik 2024, 22:18

Ferdinand Dervishi: Meta dhe Berisha po tentojnë të ngrenë qytetarët kundër SPAK, janë bërë bashkë kundër drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti

Ferdinand Dervishi: Meta dhe Berisha po tentojnë të ngrenë

Gazetari Ferdinand Dervishi, teksa komentoi sulmin që ju bë kreut të SPAK në Kuvend, tha se Berisha dhe Meta po orientojnë elektoratin e tyre në mënyrë të hapur kundër SPAK, që sipas gazetarit është vepër penale. Sipas tij, meraku i deputetëve ishte çfarë do t’u thoshte Berisha.

"Problemi i tyre ishte se çfarë notë do t’u vendoste Berisha.  Të mos mendoj askush se SPAK luan me standarde të dyfishta. Kam qenë skeptik, por këto janë prova që provojnë se bërthama drejtues e SPAK nuk ka frikë asnjë politikan në Shqipëri.

Të gjithë janë bashkë kundër SPAK, në ato lidhje që bëjnë dhe nuk është çudi që në parlament të bëhet ajo skenë. Ata e dinin shumë mirë të gjithë se për x çështje do të japë këtë përgjigje. E ndërtonin në mënyrë të tillë kazusin, për të bërë impakt te elektorati i tyre.

Kur shoh Ilir Metën dhe Sali Berishën që bëjnë këtë akuzën e madhe që SPAK-u po përdoret nga Edi Rama, që janë të vërteta dhe këta dalin në atë imazhin që ky është ai i madhi. Orientojnë elektoratin e tyre në mënyrë të hapur kundër SPAK-ut. Kjo mua me duket si vepër penale”, tha Dervishi.

 

Lini një Përgjigje