
Pasditen e sotme një grup protestuesish janë mbledhur para Kuvendit, teksa kërkonin që Diaspora të ketë të drejtë të votojë në zgjedhjet e vitit 2025.
Protesta ka pasur dhe momente tensioni. Një grup protestuesish me pankarta në duar që shkruanin “dua të votoj në 2025, nga diaspora”, janë përplasur fizikisht me efektivët e policisë.
Efektivët kishin krijuar një kordon jashtë ambienteve të Kuvendit dhe i ndaluan protestuesit që të mos futen në ambientet e Kuvendit.
Një tjetër episod përplasjeje ka pasur edhe në momentin kur nga salla kanë dalë deputetët e PS, dhe grupi i protestuesve kanë tentuar sërish që t’u afrohen, ndërsa dëgjohen duke thënë: Zoti deputet a votove për Diasporën.

Lini një Përgjigje