TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Korrik 2024, 20:39

“Drejtësia ka bërë progres”, ambasadori King Smith mesazh politikës: SPAK ka mbështetjen e Britanisë!

Shkruar nga Pamfleti

“Drejtësia ka bërë progres”, ambasadori King Smith

Ambasadori në ikje i Britanisë në Tiranë, Alastair King Smith, duke folur për reformën në drejtësi në Shqipëri deklaroi se janë bërë hapa pozitivë dhe se ka pasur progres.

Në një intervistë për emisionin “Real Story” në “AbcNews”, Smith tha Britani do të mbështesë fuqimisht sundimin e ligjit dhe llogaridhënien. Ndër të tjera Smith theksoi se Britania është partnere e SPAK dhe e gjithë sistemit të drejtësisë.

Në thelb, sundimi i ligjit është element thelbësor i strukturës demokratike të çdo vendi dhe është me të vërtetë pozitive të shohim hapat që janë bërë dhe progresin e arritur në kuadër të institucioneve të drejtësisë. Jemi krenarë që jemi partnerë të Prokurorit të Posaçëm dhe të Prokurorisë së Posaçme, por edhe të të gjithë sistemit të drejtësisë. Në maj paraqitëm një Partneritet të ri Gjyqësor me gjyqtarët tanë më me përvojë të cilët do të angazhohen me gjyqtarët këtu në Shqipëri. Këto shkëmbime do të intensifikohen, do të ketë trajnime me Shkollën e Magjistraturës nga ekspertë dhe gjyqtarë britanikë. Këtë do ta bëjmë me të gjitha institucionet e drejtësisë dhe deri tani është vënë re progres i rëndësishëm, dhe gjatë tre viteve të mia këtu kam vënë re transformim në këtë kuadër. Tani shohim që ka më shumë drejtësi, dhe është shumë më mirë kur në vend zbatohet Drejtësi Kombëtare.

Ndonjëherë mund të ketë nevojë edhe për veprime ndërkombëtare, por Drejtësia Kombëtare është element jashtëzakonisht i rëndësishëm, dhe ne do të vijojmë të mbështesim fuqimisht llogaridhënien, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe arritjen e ekuilibrit të duhur që realisht siguron marrjen e drejtësisë në gjykatë. Këtë kemi nisur ta shohim tek numri i çështjeve por e kemi përjetuar edhe përmes shqiptarëve me të cilët kam diskutuar për përvojat e tyre me sistemin e drejtësisë, por duhet të bëhet Drejtësi për të gjithë”, tha ai.

smith

Lini një Përgjigje