Janë zbuluar dhe anëtarët e nënkomisionit, teksa palë është bërë dhe opozita. Edhe pse dje e pardje e kundërshtonin draftin, kanë dërguar emrat e anëtarëve. Madje-madje, ky komision do të drejtohet nga PD...
Zbardhet drafti i mazhorancës që synon të vendosë nën kthetrat e saj Kontrollin e Lartë të Shtetit. Padyshim ideatori është kreu i Komisionit të Financave, Eduard Shalsi, i cili kërkon të fusë hundët dhe tek institucioni i vetëm që po denoncon aferat e qeverisë.
Sipas draftit, në varësi të Komisionit të Ekonomisë, do të krijohet nënkomisioni “Për Auditimin e Sektorit Publik”. Ndonëse thuhet se ndër qëllimet e ngritjes së këtij komisioni është që institucionet të rrisin zbatimin e rekomandimeve të KLSH, në fakt Shalsi me shokë dalin zbuluar në fund, pasi vetë Kuvendi do të fusë duart te zgjedhja e audituesve të jashtëm të KLSH. Po ashtu Kuvendi do kontrollojë financat e institucionit.
“Kompetencat e nënkomisionit janë:... f) Paraqitja e raporteve dhe trajtimi i përgjigjeve apo propozimeve të tjera për çështjet të cilat janë pjesë e fushëveprimit dhe kompetencave të nënkomisionit; g) Shqyrtimi i raportit vjetor të performancës së KLSH-së dhe raporteve të auditimit të pasqyrave vjetore financiare të KLSH-së; h) Shqyrtimi i projektbuxhetit vjetor të KLSH-së dhe raportimi i gjetjeve te Komisioni për Ekonominë dhe Financat; i) Ndërmerr procedurat për përzgjedhjen e audituesve të jashtëm të llogarive të KLSH-së dhe i paraqet rekomandimet Komisionit për Ekonominë dhe Financat; j) Paraqitja e raportit vjetor për veprimtarinë e tij”, thuhet në draft.
Ndërkohë janë zbuluar dhe anëtarët e nënkomisionit, teksa palë është bërë dhe opozita. Edhe pse dje e pardje e kundërshtonin draftin, kanë dërguar emrat e anëtarëve. Madje madje, ky komision do të drejtohet nga PD, ndërkohë PS ka shumicën.
Nënkomisoni përbëhet nga 5 anëtarë: Emilja Koliqi kryetare PD, Enslemvera Zake zëvendëskryetare PS, Alban Xhelili anëtar PS, Pranvera Resulaj anëtare PS, Sorina Kote anëtare PD. Anëtarët zëvendësues: Antoneta Dhima- PS, Edmond Spaho- PD. /Pamfleti


Lini një Përgjigje