TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Korrik 2024, 16:38

Sërish incidente me mjetet lundruese, 33-vjeçari bie nga Jet Ski dhe përfundon në spital

Shkruar nga Pamfleti

Sërish incidente me mjetet lundruese, 33-vjeçari bie nga Jet Ski dhe

Nuk ndalen incidentet me mjete lundruese.  Një 33- vjeçar ka humbur kontrollin e një Jet Ski të marrë me qira, së bashku me vëllain e tij, dhe si pasojë e rrëzimit në det, ka mbetur i dëmtuar vetë.

Sipas policisë, 33-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore të specializuar në spitalin e Vlorës.

Sot, në Dhërmi, shtetasi S. T., 33 vjeç, duke lundruar jashtë perimetrit të sigurisë ujore dhe bovave të vendosura për zonat e pushuesve, me një mjet lundrues Jet Ski të marrë me qira, së bashku me vëllain e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe si pasojë e rrëzimit në det, ka mbetur i dëmtuar vetë. 33-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore të specializuar në spitalin e Vlorës. Mjeti lundrues është shoqëruar në portin e Himarës për verifikime të mëtejshme nga Policia Kufitare. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rastit”, njofton policia.

Lini një Përgjigje