Në vend që të adresonte problemet reale dhe urgjente që prekin shëndetin e qytetarëve, Shefja e Onkologjikut, në fakt, padashje na tregoi rezultatin malinj të biopsisë së tumorit qeverisës me emrin Edi Rama.
Në një Shqipëri që vuan nga tumori i qeverisjes me Edi Ramën në krye, deklaratat dhe veprimet e disa prej përfaqësuesve të saj tregojnë qartë përmasat e kësaj krize tumorale.
Deklarata e shefes së Onkologjikut, Silvana Çeliku dje në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend: "Mungesa (në ilaçe) ka pas dhe do të ketë!" ishte fatkeqësisht e vërtetë dhe dëshmoi qartë neglizhencën dhe indiferencën ndaj jetës së pacientëve me tumor në Shqipëri. Mungesa e ilaçeve si gemcitabina dhe irinotekani, të cilat janë të domosdoshme për trajtimin e kancerit, është realiteti që rrezikon seriozisht jetën e tyre.
Në vend që të ngrinte zërin për këto mungesa dhe të kërkonte zgjidhje, Silvana Çeliku zgjodhi të mbrojë propagandën e qeverisë së Edi Ramës, duke reflektuar një tendencë të rrezikshme për të mbuluar të vërtetën dhe për të ruajtur imazhin e rrënuar të saj pas megaskandaleve të njëpasnjëshme.
Në vend që të adresonte problemet reale dhe urgjente që prekin shëndetin e qytetarëve, Shefja e Onkologjikut, në fakt, padashje na tregoi rezultatin malinj të biopsisë së tumorit qeverisës me emrin Edi Rama.
Ndërkohë, në një sallë tjetër të Kuvendit, po dje dhe pardje, shqiptarët panë aktrimin e pështirë të Eduart Shalsit në krye të Komisionit të Ekonomisë e Financave dhe përpjekjet teatrale të tij për të marrë kontrollin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, përmes ngritjes së Nënkomisionit të Përhershëm Parlamentar.
Kjo përpjekje e shëmtuar, për të manipuluar institucionet e pavarura nëpërmjet një vjedhësi të vetëshpallur e shantazhisti të deklaruar publikisht me zë edhe figurë si Eduart Shalsi, tregon hapur një tendencë të Edi Ramës për të shtrënguar mundësinë e kontrollit mbi çdo aspekt të qeverisjes së korruptuar të tij.
Eduart Shalsi, marioneta qesharake e Edi Ramës, dëshmoi përfundimisht dje se deklarimi i tij: "kur të vimë në pushtet, nuk do të vjedhim shumë", ishte një rrenë e madhe. Ai provoi para titullarit të KLSH-së z.Arben Shehu dhe gjithë opinionit që e ndoqi në tv, se është metastazë agresive e një tumori malinj që ka shaluar të gjithë trupin e shoqërisë shqiptare.
Kriza në shëndetësi dhe tendencat autoritare të qeverisjes së Ed-ërave shalëgjatë janë simptomat e një problemi shumë më të thellë se mund të duken... Deklaratat e personave si Silvana Çeliku dhe Eduart Shalsi janë përgjigjja e biopsisë për tumorin malinj shumë më të madh që ka emrin Edi Rama.
Lini një Përgjigje