TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Korrik 2024, 21:30

A u dekonspirua aksioni i SPAK-ut? Artan Hoxha zbulon pse dështuan 8 arrestimet për inceneratorin e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

A u dekonspirua aksioni i SPAK-ut? Artan Hoxha zbulon pse dështuan 8

SPAK lëshoi pak ditë më parë disa masa arresti për 8 persona, disa të huaj, në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës. Por asnjëri prej tyre nuk është arrestuar sepse ndodhen jashtë vendit.

Gazetari investigativ Artan Hoxha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se aksioni i SPAK nuk u dekonspirua, sepse BKH-ja kishte bërë kontrolle 3 javë para. Hoxha tha se hetimi i inceneratorit të Tiranës është guri i provës për SPAK-un.

SPAK i kishte shinat e shtruara se janë të njëjtët njerëz për arrestimet për inceneratorët. Meqë kjo skemë ishte e gatshme nuk kishte pse humbte kohë të Tirana, që është lakmusi për të parë se çfarë mund të bëjë SPAK me korrupsionin e nivelit të lartë. Inceneratori i Tiranës është guri i provës. Nëse nuk heton inceneratorin e Tiranën, i ka rënë kauza.

Veprimi i kësaj radhe fillimisht doli pas një lajmi që nuk erdhi nga mediat e opozitës, por nga ato të mazhorancës dhe ato kanë akses dhe marrin informacion të dorës së parë. Para se të dilte lajmi Byroja Kombëtare e Hetimit kishte bërë kontrolle në shtëpi dhe zyra, ishim marrë celularë, kompjuterë, i-PAD-e dhe pritej të kishte masa konkrete. Por SPAK-u reagoi duke e hedhur poshtë, edhe pse SPAK nuk kishte thënë gjë. Pse duhej të reagonte?

SPAK ka shkuar në gjykatë dhe vendimet janë vonuar, edhe pse vendimi p.sh. për kontrollin e gazetarit Elton Qyno u lëshua në sekondë nga gjykata. Gjyqtarja ka firmosur 8 masa sigurie dhe ka kërkuar shumë kohë, ndryshe nga herët e tjera.

U dekonspirua aksioni? Të gjithë personat që sot janë në kërkim e kishin marrë vesh sepse u kishte shkuar BKH-ja tre javë më parë. Nuk ka dekonspirim se nuk ka mbetur njeri pa e marrë vesh. Për mua hetimi për inceneratori i Tiranës, është gur prove, ose ai do të marrë goditje dhe besueshmëria e tij do të vihet në pikëpyetje”, tha Hoxha.

Lini një Përgjigje