TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Korrik 2024, 22:36

“Kuvendi i mbushur me ushtarë të bindur”, Spahiu: Debati në parlament me Dumanin tregoi nivelin e injorancës së deputetëve!

Shkruar nga Pamfleti

“Kuvendi i mbushur me ushtarë të bindur”, Spahiu: Debati

Juristi Kreshnik Spahiu e cilëson si ‘fitore’ përballjen e kreut të SPAK, Altin Dumani me deputetët në Kuvend.

Në një intervistë për emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, juristi tha se deputetë treguan nivelin e injorancës së tyre. Ai shtoi më tej se deputetët në Kuvend prej kohësh tashmë janë ushtar të bindur të liderëve politikë.

“Kreu i SPAK ka krijuar një model të ri. Ka krijuar një komunikim të drejtpërdrejtë me publikun. Është avokat i publikut, është njëri që mbron akuzën në interes të publikut.

Çdo lloj përplasje institucionale është dobishme. Në këtë debat betejën e fitoi kreu i akuzës, pasi nxori zbuluar nivelin mediokër që ka Kuvendi i Shqipërisë. Debati në parlament me Altin Dumanin tregoi nivelin e injorancës së deputetëve. Kuvendi i Shqipërisë përfaqësohet nga ushtarë të bindur që lënë për të dëshiruar, të cilët janë ushtarë të lidervë politikë. Treguan se çdo gjë ishte e personalizuar.

Nuk është i njëjti standard Berisha dhe Ahmetaj. Ka rrethana të cilat e ndryshojnë çështjen e Ahmetaj me Berishën. Berisha nuk akuzohet për fshehje pasurie. Berisha çuditërisht ka akuzën më të lehtë, një Berisha 3 dhëndri dhe kjo përbënte pyetje. Kjo do analizë profesionistë kjo nuk do të thotë të jesh militant partie dhe të shkosh aty te kryetari sepse tani janë listat për deputet”, tha Spahiu.

Lini një Përgjigje