TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Korrik 2024, 22:31

“21 Janari” në SPAK, Artan Hoxha zbulon provat e reja: Ka filmime kush ka hyrë në Kryeministri në mes të natës, dalin edhe njerëz të medias

Shkruar nga Pamfleti

“21 Janari” në SPAK, Artan Hoxha zbulon provat e reja: Ka

Gazetari Artan Hoxha ka folur për hetimet e 21 Janarit, i cili tashmë ka nisur nga SPAK, pas vendimit të Gjykatës së Lartë.

Hoxha tha se në kuadër të këtij hetimi të ri do të pyeten të gjithë personat e përfshirë, nga Sali Berisha dhe i gjithë zinxhiri i shtetit.

Pse duhej të pritej vendimi i Strasburgut dhe pastaj GJL që te detyrohej SPAK të merrte këtë çështje nën hetim? Kemi humbur 2 vjet. Prokuroria e Tiranës nuk bëri dot asgjë. Ne do të kemi mundësi që zinxhiri komandues i shtetit, të bëjë një paradë atje dhe të dëshmojnë. Bamir Topi ka shkruar libër, Ina Rama ka dhënë intervistë. Basha ka dhënë deklarime. Llalla është në kërkim. Të gjithë këto, Berisha ka mbajtur qëndrim publik. SPAK është detyruar të regjistrojë çështjen. Është bërë nga familjarët, për shkak të regjistrimit që doli. Tregon se vrasjet janë bërë me urdhër, jo nga pakujdesia. Zjarri është hapur me urdhër dhe pastaj është dhënë urdhri ndaloni. Perdja e zjarrit është 7 sekonda sepse ndryshe do të bëhej hataja.

Këtë javë SPAK do të thërrasë ata që ne dimë që kanë qenë përgjegjës për 21 janarin. Më në fund kjo çështje u regjistrua në SPAK. Për mua nëse duhej filluar hetimi ndaj ish-kryeministrit Berisha duhej filluar nga 21 janari. Ky është një hap i vogël, por i rëndësishëm.

Ka elementë të rinj që e ndryshojnë komplet... Ka filmime kush ka hyrë në kryeministri në orën 1:30 të natës. Ka njerëz të medias si në rastin e inceneratorëve”, tha ai.

Lini një Përgjigje