
Seanca në GJKKO ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha është shtyrë dhe pritet të mbahet më 30 korrik.
Klodiana Gjyzqari avokatja e cila përfaqësoi ish-kryeministrin Sali Berisha në seancën e GJKKO, pasi Genc Gjokutaj kishte probleme shëndetësore tha se SPAK pranoi t’i kalojë fashikujt në rrugë elektronike.
“SPAK pranoi të na i kalojë fashikujt në rrugë elektronike dhe pa paguar shpenzimet gjyqësore”, tha ajo.
Gjykata nuk u shpreh për revokimin e masës së Berishës, i cili kërkon gjithashtu ndryshim mase.
Fashikujt që pritet t’i kalojnë avokates janë hetimet e kryera përgjatë këtyre dy muajve.
Lini një Përgjigje