
GJKKO ka pranuar gjykimin e shkurtuar për Vangjush Dakon. Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit akuzohet për shpërdorim detyre në 2 raste, për shkelje me lejen e një pallati dhe gjithashtu për shkelje me punimet e shëtitores “Vollga”.
Bashkë me Dakon kërkesa për gjykim të shkurtuar u miratua edhe për Fiqiri Farrukun, Fatmir Ejupin e Adrian Bulkun. Ndërkohë për pjesën tjetër, do vijojë procesi me gjykim të zakonshëm.
Gjykata e Posaçme mori vendimin për lirimin nga qelia të Vangjush Dakos më 27 shkurt për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit.
Ky vendim u ankimua nga Prokuroria e Posaçme, e cila kundërshtoi vendimin dhe kërkoi rikthimin e ish-kryebashkiakut socialist në burg, por togat e zeza të Apelit vendosën ta linin në fuqi.
Por Apeli i GJKKO-së la në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryebashkiakun e Durrësit.
Lini një Përgjigje