TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Korrik 2024, 21:01

Kriza në sistemin e IT-së, flet drejtori i Përgjithshëm i sigurisë kibernetike: Pse aeroporti “Nënë Tereza” nuk u prek nga defekti global

Shkruar nga Pamfleti

Kriza në sistemin e IT-së, flet drejtori i Përgjithshëm i

Igli Tafa, Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, sqaroi se aeroporti “Nënë Tereza” nuk u prek nga defekti global.

Sipas tij, kjo ndodhi sepse sereverat që u prekën nga ky “kolaps” përfshinin vetëm kompani të mëdha ajrore, të cilat ishin përdoruese të paketës Microsoft.

“Në Shqipëri për fat të mirë vetëm tre kompani të sektorit financiar dhe një kompani e telekomunikacionit u prekën. Aeroporti nuk e përdor platformën e ‘Microsoftit’. Nës do përdorej kjo platformë, serveri nuk do ishte imun dhe do ishim në telashe. Kjo u kuptua edhe nga trendi i institucioneve botërore që u prekën nga ky defekt.” –sqaroi ai në emisionin “Review”.

Në vazhdim të linjës së logjikës së tij, Tafa sqaroi se edhe pse në fillim u mendua të ishte një sulm kibernetik, pas një “krehje” të gjithë sistemeve që përdornin autoritetet shqiptare, vetëm 4 prej tyre rezultuan të ishin jo-imune ndaj defektit.

aeroporti “nënë tereza” siguri kibernetike kriza globale

Lini një Përgjigje