TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Korrik 2024, 19:20

'Beleri, humbje kohe', analisti: U lejua të betohet para zgjedhësve grek dhe jo ndaj atyre shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti

'Beleri, humbje kohe', analisti: U lejua të betohet para

Analisti Genc Burimi theksoi se Beleri u lejua të bëjë betimin për zgjedhësit grek në Parlamentin Europian dhe jo për ata shqiptarë në bashkinë e Himarës.

Kjo sipas Burimit është një standard i dyfishtë.

"Unë nuk di çfarë ka thënë Beleri dhe as më intereson. Dua ta orientoj debatin ndryshe. Beleri është humbje kohe. Pse sot Shqipëria diskriminon zgjedhësit shqiptar dhe favorizon zgjedhësit grek? U lejua Beleri të bëjë betim para zgjedhësve grek dhe europian dhe nuk u lejua të bëjë betim para zgjedhësve shqiptarë. Beleri i dënuar u lejua të shkoj në Strasburg. Berisha i padënuar nuk lejohet të shkoj në parlament. Mua kjo më intereson. Më interesojnë zgjedhësit shqiptarë. Shqipëria është shumë larg debateve në perëndim. Si lejohet një person të shkoj të bëjë temana zgjedhësit grek dhe të mos lejohet zgjedhësit shqiptar. Mua kjo më shqetëson, ky trajtim i dyfishtë", shprehet Burimi.

 

beleri analisti

Lini një Përgjigje