TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Korrik 2024, 21:46

U plagos nga tritoli i vendosur në banesën e motrave Nikolli, 29-vjeçari në gjendje kome!

Shkruar nga Pamfleti

U plagos nga tritoli i vendosur në banesën e motrave Nikolli,

29-vjeçari, Enea Thomarai që mbeti i plagosur pas shpërthimit të tritolit në derën e fqinjëve të tij në Elbasan, është në gjendje kritike për jetën.

I riu ndodhet në gjendje kome, ndërsa mjekët thonë se dëmtimet që ka marrë në kokë, janë tepër të rënda.

“Fraktura e bazës së kafkës është dëmtim shumë i rëndë, shpesh fatal”, thonë mjekët për TCH.

Enea Thomarai mbeti i plagosur, pasi nga shpërthimi në derën e banesës së Alda dhe Xhovana Nikollit, u shkatërrua edhe dera e shtëpisë së tij, pranë së cilës në ato momente ai po kalonte.

Babai i tij me lot në sy u shpreh se i biri mbeti i plagosur në këtë atentat, edhe pse nuk kishte kurrfarë lidhje me objektivin e këtij sulmi të rëndë.

Lini një Përgjigje