TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Korrik 2024, 07:54

Ulen temperaturat për fundjavë, zonat ku do të ketë reshje shiu dhe breshër

Shkruar nga Pamfleti
Ulen temperaturat për fundjavë, zonat ku do të ketë reshje
Moti, e shtunë 20 Korrik 2024

Kjo e shtunë do të jetë sërish nën mbizotërimin e temperaturave të larta, të cilat pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

Moti do të jetë i kthjellët, me kalime të pakta vranësirash gjatë pasdites.

Temperaturat luhaten nga 18°C temperatura më e ulët, deri në 40°C, vlera më e lartë që pritet të shënohet sot.

Era do të fryjë me shpejtësi mbi 45 km/h, shkaktuar dallgëzim mbi 3 ballë.

Ulen temperaturat për fundjavë, zonat ku do të ketë reshje

Ndërsa për ditën e nesërme moti pritet të jet fillimisht i kthjellët e me vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdite kryesisht në relievet kodrinore–malore. Vranësirat do të pasohen nga reshje e shiu të cilat pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era me drejtim veriperëndim –verilindje me shpejtësi mesatare 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera –herës fiton shpejtësi 10-12m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i 1-2 ballë.

Ulen temperaturat për fundjavë, zonat ku do të ketë reshje

moti fundjavë

Lini një Përgjigje