
Fredi Beleri në përfundim të lejes 5 ditore është rikthyer në qelinë e tij në burgun e Fierit, ku do të vuajë pjesën e mbetur të dënimt.
“Siç ju kisha thënë, u ktheva sot në burg, nuk përdora imunitetin si eurodeputet, u ktheva se këtu është Shqipëria, shtëpia ime, këtu dua të jetoj dhe jam i bindur për drejtësinë time. Jam shumë i gëzuar që më shoqëroi sot në burg kandidati për bashkinë Himarë Petro Gjikuria. Himara në duart e Petro Gjikurisë do të jetë e sigurt. Gjithmonë kam qenë i qetë, kam dalë i pafajshëm”, tha Beleri.
Ai ishte i shoqëruar nga kandidati i opozitës për zgjedhjet e pjesshe në Himarë, Petro Gjikuaria, i cili deklaroi se tani Himara ka një Eurodeputet si Fredi Beleri.
“Unë jam Petro Gjikuria dhe ju përgjigja thirrjes së kryeministrit për tu kthyer emigrantët dhe erdha nga Amerika. Himara ka një eurodeputet Fredin Belerin dhe unë kam filluar fushatën dhe pak ditën na kanë ngelur. Unë jam i sigurt për fitoren time sepse jam një bir himariot“, tha Gjikuria.
Kujtojmë se Fredi Belerit ju dha një leje 5 ditore nga drejtoria e Burgjeve, në mënyrë që ai të merrte pjesë në betimin e si eurodeputet në Parlamentin Europian.
Lini një Përgjigje