TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Korrik 2024, 07:35

Nis ulja e temperaturave, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Shkruar nga Pamfleti

Nis ulja e temperaturave, njihuni me parashikimin e motit për ditën e

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Moti pritet të jetë fillimisht i kthjellët e me vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdite kryesisht në relievet kodrinore – malore.

Vranësirat do të pasohen nga reshje e shiu të cilat pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era me drejtim veriperëndim –verilindje me shpejtësi mesatare 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina, era hera –herës fiton shpejtësi 10-12m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i 1-2 ballë. Temperaturat maksimale parashikohen deri në 37 gradë Celsius. 

Nis ulja e temperaturave, njihuni me parashikimin e motit për ditën e

Lini një Përgjigje