
Dy viktima të pafajshme kanë humbur jetën në atentatin e së shtunës mbrëma në Memaliaj, klienti Marsel Çela, 47 vjeç dhe kamarieri.
Bëhet fjalë për personat që shihni në foto, të cilët për fatin e tyre të keq ishin pranë tavolinës ku ndodheshin vëllezërit Kalemaj. Atentatori, ka qenë i pamëshirshëm. Ai ka zbritur nga makina dhe ka hapur breshëri plumbash duke mos kursyer asnjë që kishte përballë.
Sipas informacioneve nga Policia e Shtetit, viktima ka qenë pranë tavolinës së Shyqyri Kalemit duke shërbyer në momentin që ndodhi atentati.
Ndërsa shtetasi Marsel Çela, i cili ishte klient në lokal, edhe ky banor i Memaliaj, nuk ka arritur ti shpëtojë plumbave që atentatorët zbrazën drejt familjes Kalemi.
Pas atentatit, autorët janë larguar në drejtim të Mallakastrës, ku në fshatin Bejaj kanë djegur makinën me të cilën kryen atentatin.
Lini një Përgjigje