TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Korrik 2024, 08:43

Foto-Video/ Xhama të thyer dhe trotuari i mbuluar nga gjaku, dalin pamjet  e krimit makabër në Memaliaj

Shkruar nga Pamfleti

Foto-Video/ Xhama të thyer dhe trotuari i mbuluar nga gjaku, dalin pamjet

Publikohen pamjet e atentatit makabër në Memaliaj, ku u vranë 3 persona, mes tyre dy qytetarë të pafajshëm.

Shënjestër e atentatit ka qenë Shyqyri Kalemi, babai i Andrea Kalemit. Të vrarë kanë mbetur kamerieri 36-vjeçar, Gledio Muka dhe klienti 47-vjeçar, Marsel Çela. Burimet bëjnë me dije po ashtu se në gjendje të rëndë është edhe Artur Kalemi, xhaxhai i Andrea Kalemit. Ai ka qenë i ulur në tavolinë bashkë me të vëllanë Shyqyri Kalemi, kur ndaj tyre është qëlluar me breshëri kallashnikovi.


Autorët, që dyshohet se kanë qenë të paktën 3 persona, kanë ardhur me makinë të zezë nga qyteti i Memaliajt në drejtim të lokalit. Një prej tyre ka zbritur nga mjeti dhe ka qëlluar me breshëri në drejtim të 74-vjeçarit Shyqri Kalemi, i cili ishte ulur në një tavolinë jashtë lokalit. Plumbat kapën dhe vëllanë e tij, si edhe kamarierin që ishte pranë tavolinës. Ndërkohë, klienti që mbeti vdekur ka qenë brenda në lokal.

 


Foto-Video/ Xhama të thyer dhe trotuari i mbuluar nga gjaku, dalin pamjet

Foto-Video/ Xhama të thyer dhe trotuari i mbuluar nga gjaku, dalin pamjet

Foto-Video/ Xhama të thyer dhe trotuari i mbuluar nga gjaku, dalin pamjet

Foto-Video/ Xhama të thyer dhe trotuari i mbuluar nga gjaku, dalin pamjet

Lini një Përgjigje