TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Shtator 2024, 21:49

Lorenc Vangjeli “zbërthen” shtetin bektashi: Rama me një gur po vret 3-4 zogj, e gjitha luftë për imazh

Shkruar nga Pamfleti

Lorenc Vangjeli “zbërthen” shtetin bektashi: Rama me një

Analisti Lorenc Vangjeli analizoi qëllimet e mundshme të kryeministrit Rama për krijimin e një shteti bektashi brenda vendit tonë.

Ky plan, i cili konsiston në krijimin e një shteti sipas modelit të Vatikanit, sipas analistit është një “luftë” për imazh e kryeministrit dhe në rastin më të keq një operacion të jashtëzakonshëm marketingu për turizmin, politikën dhe marrëdhëniet me ndërkombëtarët.

Pra në këtë botë që rend pas imazhit, kam përshtypjen se edhe kjo është diçka e tillë. Bie dakord që pasi Rama nuk sheh betejë për vitin që vjen, e hedh këtë ide, një burim drite që në mënyrë paradoksale fsheh këto hallet e errëta të shtëpisë sonë, fsheh hallet e problemet. Ky është një gur që fluturon që vret 3, 4 e 15 zogj. Burri matet me shumë e armiqve të vetë, ideja e tij që do të marrë kaq shumë armiq edhe nga grupe të tjera fetare, i rrit peshën. Në rastin më të keq është operacion i jashtëzakonshëm marketing politik, i marrëdhënieve ndërkombëtare, i turizmit etj”, u shpreh Vangjeli.

Sipas analistit, në kuptimin juridik ky plan është i pamundur për t’u realizuar dhe pavarësisht kësaj, Rama po e përdor këtë strategji për krijimin e një shteti shumë utopik për sytë e ndërkombëtarëve.

Kjo është një histori që shihet nga disa kënde dhe në varësi të këndit që e shikon të jep të vërteta të ndryshme. E para sa e mundur është të realizohet kjo gjë? Kushtetuta nuk lë absolutisht asnjë shtrat të tillë, qoftë nëse bëhet fjalë për disa hektarë apo më shumë. Kjo është një monedhë në valutë të huaj, që ka tjetër kurs këmbimi në tregun tonë të vogël. Kudo që të shkosh nëpër konfliktet nëpër botë ka material të këtij shtrati, mllefi të mbajtur. Ajo çka Rama hedh është krijimi i një shteti utopik që thotë se mund të jetë edhe shumë ndryshe”, tha Vangjeli në “Now me Erla Mëhillin”.

Lini një Përgjigje