TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Shtator 2024, 21:01

Loja me bektashinjtë, Artan Hoxha reagon ashpër: Ata janë në shtetin e tyre, nuk kanë nevojë për një shtet të sajuar

Shkruar nga Pamfleti

Loja me bektashinjtë, Artan Hoxha reagon ashpër: Ata janë në

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar mbi planin e kryeministrit Edi Rama për të ndërtuar një shtet bektashi. Ai shprehet në rrjetet sociale se ata janë në shtetin e tyre dhe nuk kanë nevojë për një shtet fals. Po ashtu ka hedhur dhe një foto me Ernest Troshanin dhe Baba Mondin.

Pa dallim feje, krahine, ideje.....

Bektashinjtë kane luftuar, derdhur gjak dhe kanë dhënë kontribut të veçantë në themelimin e shtetit shqiptar. Bektashinjtë, janë në shtetin e tyre, nuk kane nevoje për një “shtet” të sajuar.

Frashërllinjtë, Rilindasit e mëdhenj, Advyli, Naimi dhe Samiu, janë ideologët e Bektashizmit Shqiptar…

28 dhjetor 2016…

Me te vetmin Kardinal shqiptar, Dom Ernest Troshani, i sapo përzgjedhur nga Papa i Romes, dhe kryegjyshin botëror të bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj....” shkruan ai.

 

Lini një Përgjigje