TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Shtator 2024, 19:11

Rama fut në sherr komunitetet fetare, KMSH kundër “shtetit bektashi”: Precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit!

Shkruar nga Pamfleti

Rama fut në sherr komunitetet fetare, KMSH kundër “shtetit

Ndryshe nga çfarë kryeministri Rama propagandon në media dhe forumet ndërkombëtare se me këtë lëvizje po synon të rrisë harmoninë fetare, në fakt, ai po krijon një precedent të pa parë më parë në vendin tonë; sherr mes komuniteteve fetare.

Kryeministrit Edi Rama i ka mjaftuar vetëm pak ditë për të shkatërruar një kulturë bashkëjetese fetare të ndërtuar ndër vite nga shqiptarët. Gjithçka nisi me një artikull të publikuar nga prestigjiozja “The New York Times”, e cila thoshte se qeveria shqiptare po planifikon të ndërtojë një mikroshtet si ai i Vatikanit, për komunitetin bektashi në Shqipëri.

Ndryshe nga çfarë kryeministri Rama propagandon në media dhe forumet ndërkombëtare se me këtë lëvizje po synon të rrisë harmoninë fetare, në fakt, ai po krijon një precedent të pa parë më parë në vendin tonë; sherr mes komuniteteve fetare.

Lidhur me këtë lëvizje ka reaguar Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, i cili e ka quajtur këtë nismë si një precedent të rrezikshëm për të ardhmen e vendit. Më tej thuhet në reagimin e KMSH-së, të gjitha fetë kanë kontributin e tyre në këtë harmoni dhe se kjo lëvizje do të nxisë përçarje.

Komuniteti Mysliman është mazhoritar në Republikën e Shqipërisë dhe një ndër kontribuesit kryesor të dialogut e harmonisë fetare në vend. Ky komunitet nuk e ka cilësuar kurrë harmoninë e dialogun si “domain” të tijin, pasi kjo vlerë e jashtëzakonshme që ekziston në vendin tonë është kontribut i secilit dhe i të gjithëve bashkë. Në këtë kuptim, vendi ynë nuk ndodhet përballë ndonjë rreziku të prishjes së harmonisë e dialogut, përkundrazi, nisma të tilla mund të jenë një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit”, thuhet në reagim.

Më tej, KMSH-ja deklaron se po ndjekin me vëmendje këtë ngjarje dhe se në varësi të veprimeve që do të ndërmerren, do të ndjekin hapa ligjor.

Ne do të vijojmë ta ndjekim me vëmendje këtë çështje dhe do të ndërmarrim hapat e nevojshme konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë”, thuhet në deklaratë.

Reagimi i plotë KMSH:

Nisur nga interesi i lartë i besimtarëve, mediave dhe opinionit publik, lidhur me hapjen e diskutimit për themelimin e “Sovranitetit të Urdhrit Bektashi” në Tiranë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë deklarohet sa më poshtë vijon:

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është përfaqësuesi i vetëm dhe zyrtar i fesë Islame në Shqipëri.

Feja jonë ka tre komponentë themelorë mbi të cilët ushtron veprimtarinë e saj në Republikën e Shqipërisë për mbi një shekull, të cilët janë:

1-Kurani Famëlartë, fjala e Zotit të Gjithësisë,

2-Tradita Profetike,

3-Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

Në këtë kontekst, ne shprehim shqetësimin tonë lidhur me deklaratat publike ku flitet për “Islam modern” apo “Islam shqiptar” apo edhe për shtet Islam brenda republikës tonë.

Këto terma nuk kanë asnjë lidhje me Islamin si fe, e cila është fe universale dhe bazohet mbi Kuranin dhe Traditën Profetike dhe respekton kushtetutat e ligjet në çdo vend ku bën pjesë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është institucioni nën obrellën e të cilit kanë qenë dhe do të vijojnë të jetë të përfaqësuara të gjitha tarikatet derivate.

Ky ka qenë edhe qëllimi i dijetarëve myslimanë të cilët kanë punuar për një Shqipëri të pavarur, laike dhe multi fetare.

Komuniteti Mysliman është mazhoritar në Republikën e Shqipërisë dhe një ndër kontribuesit kryesor të dialogut e harmonisë fetare në vend.

Ky komunitet nuk e ka cilësuar kurrë harmoninë e dialogun si “domain” të tijin, pasi kjo vlerë e jashtëzakonshme që ekziston në vendin tonë është kontribut i secilit dhe i të gjithëve bashkë.

Në këtë kuptim, vendi ynë nuk ndodhet përballë ndonjë rreziku të prishjes së harmonisë e dialogut, përkundrazi, nisma të tilla mund të jenë një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit.

Të gjitha fetë abrahamike në thelbin e tyre kanë si qëllim t’i shërbejnë rrugës së Zotit dhe të japin kontributin e tyre në shoqëri, siç bëjnë prej mijëra vitesh.

Kjo nismë për të cilën jemi njohur përmes medias është e pakonsultuar me komunitetet fetare, të cilat për të tilla raste kanë ngritur edhe një institucion të veçantë, të lavdëruar nga të gjitha vendet Perëndimore, siç është Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë.

Sa më lart sqaruam, ne sigurojmë besimtarët myslimanë në Republikën e Shqipërisë se do t’i përfaqësojmë ata dhe çdo besimtar të cilit do tarikat, ashtu siç kemi bërë deri më sot, edhe në vijim.

Ne do të vijojmë ta ndjekim me vëmendje këtë çëshjte dhe do të ndërmarrim hapat e nevojshme konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë.

Lini një Përgjigje