TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Shtator 2024, 16:25

Shteti bektashi, Agim Baçi: Jemi mësuar që Rama hedh ide të çuditshme për të provokuar

Shkruar nga Pamfleti

Shteti bektashi, Agim Baçi: Jemi mësuar që Rama hedh ide

Analisti Agim Baçi, ka komentuar edhe formimin e Shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi.

Baçi tha se në lidhje me këtë çështje, ka tepër paqartësi. Ai shtoi se është një projekt që duhet parë në vijim.

Këtë lajm e morëm vesh nga mediat e huaja. Nuk e kuptojmë çfarë do të thotë qytet-shtet, sepse mund t’i teket çdokujt që të shpallë shtetin e vet dhe i bie që Rama të jetë kryeministri i Shteteve të Bashkuara të Shqipërisë.

Ka ende paqartësi në atë që na është thënë. Jemi mësuar që Rama hedh ide të çuditshme për të provokuar. Është një projekt që duhet ta shohim sesi do të shkojë”, tha ai në News 24.

 

Lini një Përgjigje