TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Shtator 2024, 16:34

Lidhjet e policisë me krimin vënë në lëvizje SHBA, ICITAP trajnim 3-javor për agjentët e AMP

Shkruar nga Pamfleti

Lidhjet e policisë me krimin vënë në lëvizje SHBA,

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vënë në lëvizje për të zbuluar lidhjet e policisë me krimin dhe shkeljet që ndodhin në radhët e uniformave blu.

Ditën e sotme, ambasada amerikane ka njoftuar se ICITAP ka nisur një kurs tre javor për 15 agjentë të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore me qëllim rritjen e aftësisë për të zbuluar mangësitë në zbatimin e ligjit nga efektivët e policisë. Sipas ambasadës, deri më tani janë trajnuar në total 160 oficerë.

Sot, më 23 shtator, Departamenti i Drejtësisë i SHBA - ICITAP, në partneritet me Agjencinë Shqiptare të Mbikëqyrjes Policore (AMP), nisi një kurs trijavor për hetimin e krimit për 15 hetues të AMP në Ministrinë e Brendshme. Ky program, i konceptuar për herë të parë në vitin 2022, synon të rrisë aftësitë e Oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit në hetimin e krimeve, duke përmbushur standardet kombëtare. I mbështetur nga zyrtarë të lartë në qeverinë e Shqipërisë, ky kurs ka trajnuar tashmë mbi 160 oficerë dhe vazhdon të krijojë kapacitete në zbatimin e ligjit në Shqipëri. Ambasada e SHBA është krenare që mbështet këtë nismë për më shumë llogaridhënie nga policia në rrugën drejt integrimit në BE”, njoftoi ambasada e SHBA.

Lini një Përgjigje