TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Shtator 2024, 17:23

11 persona ende në garë për kreun e policisë, zbulohet pse u skualifikuan 4 emrat e parë

Shkruar nga Pamfleti

11 persona ende në garë për kreun e policisë, zbulohet pse u

Zbardhen detaje nga skualifkimi i 4 kandidatëve për kreun e policisë. Ishte ministri Ervin Hoxha që tha sot se 4 emra janë skualifkuar, teksa mësohet se ata janë: Sami Rasha, Shemsi Premci, Ibrahim Disha, Hajrulla Xhivini.

Po ashtu mësohen dhe arsyet që kanë sjellë skualifikimin e tyre.

Xhivni u skualifikua pas publikimit të pamjeve në rrjete sociale që dëshmonin sjelljen e pahijshme ndaj institucioneve të drejtësisë në vend.

Shemsi Preënçi u skualifkua sepse drejtori i ri duhet të jetë aktualisht funksionar i Policisë së Shtetit, në detyrë dhe gradë të rolit të mesëm drejtues. Ai nuk është në radhët e uniformave blu.

E njëjta gjë vlen dhe për 2 të tjerët.

Ndërkohë vijon verifikimi për kandidaturat e Adriatik Tafçiut, Altin Menës, Ardian Çipës, Lutfi Minxhozit, Gentjan Shehajt, Idajet Faskajt, Ilir Prodës, Skënder Hitës, Neritan Nallbatit, Pëllumb Seferit dhe Rebani Jaupit.

Lini një Përgjigje