TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Shtator 2024, 20:33

Ideja e një mikroshteti Bektashi, Minxhozi: Lojë e Ramës për t’i hedhur benzinë zjarrit!

Shkruar nga Pamfleti

Ideja e një mikroshteti Bektashi, Minxhozi: Lojë e Ramës për

Nisma e diskutuar në publik për krijimin e shtetit sovran të “Urdhrit Bektashi”, ka krijuar debate të shumta.

I ftuar në emisionin “Real Story”, analisti i njohur, Sokol Minxhozi , tha se ‘benzinën në zjarr’ e ka hedhur kryeministri Edi Rama dhe jo Kryegjyshata. Sipas tij, kjo është një “lojë” e kryeministrit dhe të gjithë tashmë po diskutojnë mbi frazën e tij.

Problemi është ky; a është shtet i mirëfilltë ky që propozohet dhe a ka qenë dikur një shtet i mirëfilltë, sepse shteti i mirëfilltë lidhet me territorin, lidhet me simbolet dhe lidhet me shumë gjëra. E dimë që benzinën në zjarr e ka hedhur Edi Rama, dhe jo kryegjyshata, sepse fillimisht shkrimi i The New York Times dhe fjalimi në OKB, i cili është  i gjithi i citueshëm, sepse është standardi i citimit zyrtar kur flet nga ai podium, ai flet për shtet sovran i Urdhrit Bektashi, është emërtesa e përsëritur me shumë këmbëngulje. Togfjalëshi shtet sovran të çon te neni 1 i Kushtetutës dhe nuk i shpëton asaj. Kjo është loja e Ramës për t’i hedhur benzinë zjarrit dhe të gjithë bëjnë debat me një frazë të tijën”, tha ai.

minxhozi

Lini një Përgjigje