TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Shtator 2024, 21:11

Plani i Ramës për bektashinjtë, Kocaqi: Çmenduri, është vepra më e rëndë penale që mund të ekzistojë

Shkruar nga Pamfleti

Plani i Ramës për bektashinjtë, Kocaqi: Çmenduri,

Historiania, Elena Kocaqi në një intervistë televizive u shpreh se nisma për shtetin Bektashi nuk është e lejueshme dhe se është një vepër penale.

Sipas saj, kjo mund t’i duhet vetëm Edi Ramës, pasi nuk ka se për çfarë mund tu duhet Bektashinjve.

Plus kësaj është e palejueshme nga rregullat e shtetit shqiptar, nga Kushtetua e vendit e cila e dënon ashpër lëshimin e territorit. Në nenin 208 të Kodit Penal thuhet se lëshimi i pjesshëm apo tërthorë i territorit është një vepër që dënohet deri në burgim të përjetshëm.

Është vepra më e rëndë penale që mund të ekzistojë. Për mua kjo është një çmenduri e Kryeministrit sepse kjo nuk është thënë as në media, nuk është diskutuar as në parlament.

Kjo nuk është shtruar ndonjëherë për debat publik. Nuk ka shanse nga pikëpamja juridike që një shtet i tillë të realizohet brenda shtetit shqiptar sepse ky i jep fund shtetit shqiptar. Është një precedent tejet i rrezikshëm”, tha ajo në “Report TV”.

 

Lini një Përgjigje