TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Shtator 2024, 21:38

Mikroshteti i Bektashinjve, Zekthi: Ide anti-kombëtare, krijon precedentë të rrezikshëm!

Shkruar nga Pamfleti

Mikroshteti i Bektashinjve, Zekthi: Ide anti-kombëtare, krijon

Analisti Fitim Zekthi e konsideroi si të tmerrshme idenë e hedhur për krijimin e “Shtetit të Bektashinjve”. I ftuar në emisionin “Open” në “News24”, Zekthi tha se një ide e tillë është anti-kombëtare e cila do të krijonte një precedent të rrezikshëm.

“Një ide e tillë, së pari krijon precedentin e ndryshimit të kufinjve. Kjo më pas krijon precedentin që ccdo fe mund të kërkojë të krijojë shtetin e saj. Është një qëndrim qesharak.

Sikundër qesharak është qëndrimi i Baba Edmond Brahimaj, i cili po turpëron një komunitet që ka dëshmuar një tjetër histori. Jam gati i shokuar, nuk arrij ta kuptoj dot këtë ide që artikulohet”, tha Zekthi.

Ai tha se një ide e tillë është një turp kombëtar, një marrëzi, e cila sot nuk po mbështetet nga askush, pavarësisht qëndrimeve politike që ka, i majtë apo i djathtë.

Lini një Përgjigje