TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Shtator 2024, 21:18

"Dikush tjetër qëndron pas Ramës", Artan Hoxha zbulon prapaskenat e propozimit për shtetin Bektashi!

Shkruar nga Pamfleti

"Dikush tjetër qëndron pas Ramës", Artan Hoxha zbulon

Gazetari Artan Hoxha, ka folur për idenë e krijimit të shtetit të ri bektashi që ka propozuar kryeministri Edi Rama.

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Hoxha tha se kjo nismë nuk ka lidhje me bektashinjtë dhe se është ide e Edi Ramës. Madje ai shtoi se është ide e një personi që qëndron mbi Edi Ramën.

"Kjo nuk është një nismë e bektashinjve. Bektashinjtë kanë ndihmuar për formimin e shtetit shqiptar dhe janë në shtetin e tyre. Këtë gjënë tjetër, e ka kërkuar Rama dhe dikush tjetër pas Ramës.

Ky nuk është shteti i baba Mondit, por shteti i Baba Edit! Të presim të vijë kryeministri këtu dhe do ta marrim vesh hap pas hapi. Nuk duhen stigmatizuar bektashinjtë me këtë histori, kjo është histori e Baba Edit. Unë i përkas atij besimi. Në Greqi teqeja ka 3 mijë hektarë dhe shteti grek nuk e njeh atë pronë", tha Hoxha.

hoxha

Lini një Përgjigje