
Prej 2 vitesh e gjysmë, Edi Rama, nuk lejon dhënien e licencave për kultivuesit e ligjshëm, por ndërkohë lejon importin e farërave dhe mbjelljën e parcelave, nga grupet kriminale të lidhur me të...
Kryeministri Edi Rama, po aplikon dy standarde për Ligjin nr. 61, datë 21 korrik 2023, që lejon kultivimin e kanabasit për nevoja përpunimi industrial dhe përdorimi mjekësor.
Menjëherë pas miratimit të ligit, kryeministri nxori aktet nënligjore për krijimin e Agjencisë së Kanabasit, Komisionit të Licencimeve të kompanive që duan ta kultivojnë, duke përcaktuar edhe 136 zonat dhe sipërfaqet e kultivimit, ndërsa prej 2 vitesh e gjysmë nuk po i jep licencat.
Por në emër të zbatimit të këtij ligji, po lejohet importimi i farërave të kanabisit, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë si dikaster i autorizuar dhe Këshilli i Ministrave, nuk po nxjerrin aktet nënligjore për fillimin e kultivimit.
Informacione konfidenciale nga Drejtoria e Doganave, kanë bërë me dije për “Pamfleti”-n, se shoqëri importi farërash për drithëra dhe farishte për perime e zarzavate, po importojnë dhe farëra kanabasi nga Holanda, Spanja, Maqedonia e Rumania.
Importimi i farërave të kanabasit, nuk po bëhet ilegalisht me skemë kontrabande e ryshfeti, por me leje nga qeveria, duke përdorur si maskë ligjin nr. 61, datë 21 korrik 2023, megjithëse qeveria nuk ka nxjerrë aktet nënligjore për zbatimin e tij.
Sipas përcaktimit ligjor, farërat lejohen të importohen pasi të jenë licencuar kompanitë që do zhvillojnë aktiviterin e kultivimit të kanabisit në Shqipëri, dhe duhet të importohen vetëm nga ato kompani, si masë për kufzimin e kultivimit ilagal.
Por shefat e doganës, kanë urdhëruar shërbimet doganore në pikat kufitare, të lejojnë importin e sasive të farërave të kanabisit në Shqipëri, madje duke anashkaluar Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, si shërbim që merret me kontrollin e farërave.
Sipas informacionit, Dogana po e lejon importin e farërave të kanabisit, me kërkesë të Ministres së Shëndetësisë e Çështjeve Sociale, Evis Sala, që ka në vartësi Agjencinë Kombëtare të Kanabisit, megjithëse në ligj, përcaktohet kushti, që farërat e kanabistit importohen vetëm nga kompanitë e licencuara për kultivim.
Por qeveria nuk i ka dhënë licencat për kultivimin e kanabisit; për rrjedhojë, nuk mund të kërkohet dhe nuk mund të lejohet importi i farërave; fakt që shtron 3 pyetje:
- Kush i importon këto farëra kanabisi dhe kujt ia shet, gjersa në Shqipëri nuk janë dhënë licencat e nuk ka filluar kultivimi ligjor?
- A po i marrin dhe përdorin farërat, grupet kriminale dhe kultivuesit ilegal të kanabasit?
- A ka lidhje me parcelat e drogës që mbjellin personat dhe grupet kriminale të lidhur me kupolën e pushtetit; fakti që kryeministri Edi Rama, prej 2 vitesh e gjysmë, nuk lejon dhënien e licencave për kultivues të ligjshëm?
Edhe para miratimit të ligjit për lejimin e kultivimit të kanabisit, farërat janë futur kontrabandë, të lejuara nga qeveria e policia, ndërsa tani po importohen duke përdorur maskën e ligjit, paçka se kryeministri e ka bllokuar dhënien e licencave./Pamfleti
Lini një Përgjigje