TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Shkurt 2026, 15:31

Shtylla e rrezikuar nga rrëshqitja e dherave në aksin Librazhd-Prrenjas, reagon OST: Po shqyrtojmë mundësinë e zhvendosjes

Shkruar nga Pamfleti
Shtylla e rrezikuar nga rrëshqitja e dherave në aksin
Shtylla që rreikon të rrëzohet

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka reaguar pas lajmit se një shtyllë rrezikon të shembet për shkak të rrëshqitjes së dherave në aksin Librazhd-Prrenjas.

Sipas OST, shtylla nuk ka asnjë deformim, por për shkak të terrenit përreth që ka lëvizur, po shihet si mundësi zhvendosja e saj.

“Në shtyllën nr. 15 të linjës 110 kV Librazhd – Përrenjas, e cila është shtyllë anketore, vihet re një rrëshqitje e terrenit rreth saj. Deri në këtë moment, shtylla nuk ka pësuar asnjë deformim apo lëvizje.

Situata po mbahet në monitorim të vazhdueshëm dhe specialistët e OST-së po shqyrtojnë mundësinë e përcaktimit të një sheshi të ri për vendosjen e saj”, shprehet OST.

shtylle ost

Lini një Përgjigje