Qarkullimi në rrugën alternative të vendosur pas shembjeve në aksin Librazhd-Prrenjas ka hasur vështirësi të reja. Tre trajlera kanë mbetur të bllokuar në zonën e Moglicës, duke penguar lëvizjen e mjeteve të tjera.

Sipas të dhënave nga terreni, mjetet e tonazhit të rëndë kanë hyrë në këtë segment pasi kanë kaluar nga Elbasani. Autoritetet policore në zonë i kanë lejuar të vazhdojnë lëvizjen në rrugën e devijuar.
Bllokimi i trajlerave ka bërë të pamundur hapjen e qarkullimit në këtë pjesë të aksit.

Në vendngjarje ndodhen forca të shtuara të Policisë së Korçës, të cilat po punojnë për të zgjidhur situatën dhe për të rikthyer lëvizjen normale të automjeteve.
Rruga alternative u vu në dispozicion për të përballuar fluksin pas ndërprerjes së segmentit kryesor, por situata në Moglicë ka krijuar pengesa të reja për drejtuesit e mjeteve.
Lini një Përgjigje