TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Dhjetor 2024, 20:08

Kushtetuesja rrëzoi partitë e vogla, Kthupi: Nuk do të ndalemi, beteja për listat e hapura vazhdon

Shkruar nga Pamfleti

Kushtetuesja rrëzoi partitë e vogla, Kthupi: Nuk do të ndalemi,

Juristi Rezart Kthupi, pjesë e partisë “Djathtas 1912”, ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi ankimin e partive të vogla për lista të hapura.

Ai tha se në këtë vendim, Gjykata Kushtetuese nuk ishte në koherencë me vendimin e dhënë prej saj në vitin 2021.

Kthupi u shpreh gjithashtu se pavarësisht vendimit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese, partitë e vogla do të vijojnë betejën për hapjen e listave para por edhe pas zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.

“Gjykata Kushtetuese në koherencë me vendimet e mëparshme, duhet të mbante një qëndrim demokratizues që partitë të konkurrojnë me lista të hapura. Një vendim jo koherent me atë të 2021. Të paktën nga çfarë është publikuar, rezulton se në vitin 2024 nuk mban të njëjtin qëndrim, por vlerëson se vota parapëlqyese është e mjaftueshme vetëm si efekt votimi, por jo si produkt i kësaj vote.

Çështja e listës së hapur do të mbetet në vullnetin e partive politike. Nëse partitë do të shfrytëzojnë atë pjesë të kodit për lista të mbyllura do ta aplikojnë. Nëse duan të çojnë kandidatë në listat e mbyllura dhe të çojnë peshën e individëve në lista të hapura do të jetë vullnet i tyre.

Çështja e listave do të vazhdojë gjatë fushatës dhe pas fushatës zgjedhore. Kjo nuk është një luftë thjeshtë për votën, por mbi sistemin logjik si është ndërtuar nga dy partitë e mëdha, që duan të kufizojnë dhe ngurtësojnë sistemin në favor të tyre. Kjo luftë do të vazhdojë edhe përgjatë mandatit tjetër. Një luftë që shpresojmë të çlirojë procesin zgjedhor”, tha Kthupi për “Vizion Plus”.

Lini një Përgjigje