TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Dhjetor 2024, 17:46

Festat e fundvitit, vijon trafiku i rënduar në aksin Tiranë-Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

Festat e fundvitit, vijon trafiku i rënduar në aksin

Festat e fundvitit kanë sjellë trafik të rënduar në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.

Në rreth-rrotullimin e Bradasheshit dhjetëra automjete janë bllokuar në radhë. Ndërkohë, trafik kilometrik është krijuar edhe në fshatin Mengël, konkretisht në aksin Librazhd-Elbasan.

Prej ditësh kjo është situata thuajse çdo ditë në Elbasan, ndërsa gjendja vazhdon të rëndohet edhe për shkak të kthimit të emigrantëve për festa.

Elbasani vuan mungesën e një By-Pass ndërsa trafiku është bllokuar nga metalurgjia deri në Labinot.

Policia ka shtuar patrullimin në terren për të menaxhuar qarkullimin e automjeteve, megjithatë situata mbetet e rënduar.

Lini një Përgjigje