TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Dhjetor 2024, 15:29

Prej orës 14.00 në ambientet e SPAK, zbulohet se për çfarë po pyetet Belind Këlliçi

Shkruar nga Pamfleti

Prej orës 14.00 në ambientet e SPAK, zbulohet se për

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme.

Prej orës 14.00 ai ndodhet në ambientet prokurorisë, teksa mësohet se po hetohet mbi një kallëzim penal për falsifikim të dokumenteve, duke përfshirë mosdeklarimin e diplomës së gjimnazit dhe falsifikimin e formularit të vetëdeklarimit gjatë kohës kur ka ushtruar detyrën e deputetit.

SPAK-u duket se po kryhen hetime për shkollën e Belind Këlliçit. Prokurori i çështjes është Elvin Gogaj.

Hetimet kanë për qëllim të verifikojnë informacionet lidhur me arsimimin e ish-deputetit dhe mundësitë e falsifikimit të dokumenteve.

Lini një Përgjigje