
Tre mjekë në Fier janë pezulluar nga puna për shkak se neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022.
Komisariati i Policisë Fier ekzekutoi masat e caktuara më datë 21.12.2024, nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për 3 shtetas. Konkretisht, për shtetasin:
Blendi Dhespollari, 56 vjeç, masa "Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik";
Ilva Çuni,29 vjeçe, masa "Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik";
Klajdi Jasini, 40 vjeç, masa "Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore".
Këta shtetas, me profesion mjekë në spitalin rajonal të Fierit, dyshohet se kanë neglizhuar trajtimin mjekësor të shtetasit A. Sh., 54 vjeç, dhe si pasojë 54-vjeçari ka humbur jetën më datë 03.02.2022.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje