TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Dhjetor 2024, 13:20

Festat e fundvitit, qeveria jep shpërblim 150 Euro për familjet dhe individët me ndihmë ekonomike

Shkruar nga Pamfleti
Festat e fundvitit, qeveria jep shpërblim 150 Euro për familjet dhe
Albana Koçiu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ditën e sotme tha se këtë fundvit do të marrin shpërblim të gjitha familjet dhe individët që përfitojnë nga programi i “Mbrojtjes Sociale”.

Gjatë fjalës së saj, Koçiu ka thënë se janë 150 Euro që akordohen të gjithëve që marrin ndihmë ekonomike.

'Të njoftoj një lajm shmë të gëzuar për të gjithë individët dhe të gjitha familjet që përfitojnë nag skema dhe programi i “Mbrojtjes Sociale”. Me vendimin më të fundit të qeverisë shqiptare, u akordohet një shpërblim për festat e fundvitit për 275 mijë familje dhe individë që përfitojë nga skemat e programit social. Janë 15 mijë Lekë apo 150 Euro që i akordohen familjeve në nevojë që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike, fëmijët pa kujdes prindëror, invalidë që kanë statusin e para apo tetraplegjikut, ata që kanë statusin e të verbrit.', tha ai.

Gjatë fjalës së saj, Koçiu është shprehur se për herë të parë, marrin shpërblimin e fundvitit edhe kujdestarët e personave me aftësi të kufizuar. Për këtë shpërblim, Koçiu thekson se është akorduar një fond 2.1 miliardë Lekë nga buxheti i shtetit.

'Për herë të parë këtë vit, marrin shpërblimin e fundvitit, ndihmësit dhe kujdestarët e personave me aftësi të kufizuar. Janë plot 18 mijë ndihmës dhe kujdestarë për personat me aftësi të kufizuar, të cilët gjithashtu do të marrin shpërblimin e fundvitit. Është një fond i akorduar nga buxheti i shtetit afro 2.1 miliardë Lekë. Ajo që është më e rëndësishme këtu është që të shkojë për të gjithë familjeve dhe individët e shoqërisë. Urojmë festa të gëzuar për të gjitha, askush të mos mbetet pas. Vendimi i sotëm, një vendim solidariteti për të gjithë familjet shqiptare.', tha ajo.

albana koçiu qevereria jep shpërblim

Lini një Përgjigje